JOQ Albania
Home

I fashuar nga të dy krahët, flet nga spitali bariu i sulmuar nga ariu: M’u hodh në gjoks, ishte 500 kg
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 15:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Në një prononcim nga spitali i Traumës në Tiranë, Onuzi ka rrëfyer se sulmi ndaj tij nuk ka zgjatur shumë dhe kjo falë qenëve të stanit që ai mban.

I fashuar në të dyja anët e krahut dhe mbrapa kokës ai shprehet se shërbimi i autoambulancës nuk i është përgjigjur.

Kujtojmë se sulmi ndaj Onuzit u njoftua nga banorët e zonës. Ai mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore.

Bariu tregon:

Isha duke ikur sipër përmbi bjeshkë dhe dola nja një orë sipër stanit që rri. I dëgjova qentë që po lefshin. Isha duke folur më një shoqe nga Anglia në Facebook. I thash për momentin mos më telefono, se një ari po u bie qenve. Me sekonta e kam parë që me është hedhur në gjoks, më ka hedh tre katër metra poshtë. Më ka kafshuar në kofshë, pas koke.
Falë qenve iku për momentin, pastaj kam telefonuar familjen se më ka kafshuar ariu. 127 nuk më është përgjigjur. Janë nisur vetë fshtarët e mi. Më kanë ardhur shokë duke më mbajtur në krahë dhe kam rënë në Gjibër, ku ishte hapsira që duhet të ndalej helikopteri. Më kanë ardhur në ndihmë bashkëfshtarët e mi.
Kam qendruar në vendngjarje, duke i rënë 127, jo helikopteri, jo në shërbim. Në momentin që janë lajmëruar . Nuk zbirtej me këmbë se terreni i vështirë. Nuk kam rënë në spitalin e Kukësit, kam ardhur direkt në Tiranës. Kisha një farë tronditje që më befasoi. Ishte diku tek 500 kg. Sulmi ishte punë sekontash. Qente dhe zotin që më dha mundësinë të më shpëtonte për së dyti. Qentë e kanë sulmuar në kokë. Kam dhimbje. Falenderoj Allahun dhe të gjithë ato që kontribuan të më ndihmojnë."