JOQ Albania
Home

Ndotje e frikshme nga fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, qytetari: Po na vrasin ditë edhe natë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndotja e mjedisit nga fabrikat e prodhimit të materialeve të ndërtimit në Shqipëri është bërë vërtet një problem serioz. Shumë qytetarë denoncojnë por askush nuk bën diçka për t’u reduktuar kjo ndotje, dhe situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një rast tjetër ndotje përsa i përket fabrikës së prodhimit të çimentos në Fushë-Krujë. Ai shprehet i shqetësuar se fabrika punon ditë edhe natë pa përdorimin e filtrave duke krijuar ndotjen më të madhe në zonë.

Për shkak të kësaj ndotje, sipas qytetarit, shëndeti i banorëve të zonës është përkeqësuar dhe numri i të sëmurëve me kancer është rritur. Ai ngre zërin edhe mbi dëmin që kjo fabrikë i bën prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejtë në kultivimin e tyre.

Qytetari i bën thirrje gjithashtu të gjithë banorëve të zonës por jo vetëm, pasi ndotja e fabrikës shkon edhe deri në kryeqytet, të ngrenë zërin dhe të bëjnë diçka për të protestuar kundrejt kësaj ndotje të shëmtuar.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje JOQ! dua te ve ne vemendje nje vrases te i cili po merr jete qytetaresh cdo vit e me shume. Behet fjale per fabriken e cimentos ne mes te fushe Krujes dhe krujes.
Fabrika punon dite nate dhe shume rralle vene fiter(dhe sdihet ne ben pune) problemi eshte se po ndikon shume keq ne shendetin e njerezve ku po te beni nje studim te mirfillte rezulton qe nga viti 2007 e deri sot rastet me kancer jane ngritur nga 1 person ne 50 persona te vdekur(kryesisht mosha e madhe)..por sot eshte 6 persona ne 10 raste vdekjesh dhe jo moshe e vjeter..
Po ashtu edhe pemet frutore nuk bejne me si vitet para fabrikes,pjelluria eshte ulur,kosheret e bleteve mezi mbahen ne kete zone te kontaminuar.
Jam shume i shqetesuar per bashkeqytetaret dhe deshiroj shume te ngrejn zerin dhe te marrin situaten ne dore sepse po vdesin cdo dite nga pak,njerezit po humbin familjaret e tyre  te dashurit e tyre dhe shpresoj shume qe te mobilizohen njerezit nga Kruja,fushe kruja,thumane e deri ne tirane pasi edhe tirana preket nga kjo ndotje,pjesa e vargmalit e drejton tymin kanceroz deri ne kryeqytet…te cilen e filtrojm ne me mushkerite tona.
Faleminderit nese e postoni!dhe do te doja ta mbyllja me nje citim:
Nje popull qe fle vdes!!
Ju lutem anonim sepse tjere kane humbur jeten duke bere raport per kte situate.😊