JOQ Albania
Home

Publikohen pamjet, ja momenti kur vëllai i deputetes u aksidentua për vdekje në tunel
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto janë pamjet e rënda të momentit kur Elton Maçolli, vëllai i deputetes Blerina Gjylameti, dy netë më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00, teksa Maçolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, duket momenti kur 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, në tunelin e aksit Elbasan -Tiranë godet nga pas një maune të tonazhit të lartë, pra nuk ka pasur parakalim të gabuar.

Goditja e fortë ka qenë fatale për Maçollin, pasi makina e tij tip ‘Seat’ me naftë u shkatërrua plotësisht duke i marrë jetën.

Paraprakisht, dyshohet se Elton Maçolli ishte dhe i përgjumur dhe nuk kishte parë me kujdes rrugën, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë qenë me telefon në duar.

Ky ishte aksidenti i parë me një jetë të humbur që ndodhi brenda tunelit të Elbasanit.