JOQ Albania
Home

Qeveria propozoi rritje çmimi për biletat e transportit publik, kilianët i vënë flakën vendit në protesta
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/10/2019 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre persona kanë humbur jetën në demostratat që kanë nisur në Kili pasi qeveria propozoi të që rriteshin çmimet e biletave për transportin publik.

Me mijëra persona janë ngritur në protesta duke djegur ndërtesa e duke bllokuar kryeqytetin e vendit javën që shkoi qëkur qeveria në vend propozoi rritjen e çmimit për biletat e transportit të nëntokës.

Foto të shkrepura nga në qytetin e Santiagos tregojnë autobusë dhe stacione të nëntokës të përfshira nga flakët ndërkohë që protestuesit përplasen më ushtarët e armatosur që janë caktuar për të ruajtur rendin.

Si pasojë e trazirave të shkaktuara, të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një supermarket pranë kryeqytetit u përfshi nga flakët.

Edhe pse presidenti i vendit, Sebastián Piñera njoftoi të shtunën se planet për rritjen e çmimit të biletave të metrosë do të pezulloheshin, protestat nuk kanë ndalur.

Sipas planeve që kishte qeveria kiliane, çmimi i biletave për transportin publik do të rritej me 4%. Ndryshimet pritej që të aplikoheshin më 6 tetor. Por, të hënën studentët filluan të protestonin në rrugët e Santiagos, protestë që u përshkallëzua në ditët në vijim.

Burimi:Bussines Insider|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania