JOQ Albania
Home

E FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër.

Mësohet se një person ka mbetur viktimë nga përplasja me armë. Vrasja ka ndodhur në malësinë e Shoshit, Dukagjin.

Viktima është identifikuar si Lazër Arra. Raportohet se policia është nisur drejt vendngjarjes.

Arra është gjendur i pajetë në rrugë i qëlluar me dy plumba.

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.