JOQ Albania
Home

“Do jetë një javë e zezë”, paralajmëron deputeti: Nuk ka as parlament, populli do të marrë në dorë fatet e vendit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se kjo javë do të jetë ndryshe nga të tjerat. Përmes një postimi në rrjetet sociale Maliqi shprehet se këtë javë nuk do të ketë as parlament, as komision dhe as mbledhje komisionesh.

Ai i kërkon kryeministrit të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që paralajmëron se kjo javë do të jetë e zezë.

Opozitari i ri paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh populli do të marrë në dorë fatet e vendit me çdo mjet demokratik.

Deklarat e fortë e deputetit vjen pas përgjigjes negative që Shqipëria mori për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i Maliqit:

Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s’do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.