JOQ Albania
Home

Rama s’mban përgjegjësi për negociatat e dështuara: Dielli ka dalë përsëri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2019 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama, me sa duket nuk ndien dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin e negociatave me Bashkimin Europian. Ditën e sotme, pas përfundimit të mbledhjes urgjente të grupit parlamentar, atij iu vu në dukje kërkesa e opozitës për të hapur krahun.

Teksa gazetarët prisnin një reagim nga shefi i qeverisë, ky i fundit ua vuri fajin opozitëarëve, për të cilët tha se nuk lanë gur pa lëvizur që të dështonte procesi i hapjes së negociatave. Rama shtoi se detyrat mbeten po ato edhe sikur të kishim marrë një “PO” më 18 tetor.

Kryeministri deklaroi:

Çfarë duhet të them unë? Këtu nuk ka asgjë të re. Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të dështuar procesin. Nuk ja kanë dalë. Qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Shqipëria nuk kanë arritur të marrin atë që ju takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane. Siç e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok. Duam të bëjmë Shqipërinë europiane për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe këtë do të bëjmë çdo ditë”.