JOQ Albania
Home

“Policia sot do të rrethojë Teatrin Kombëtar”, thirrja e artistëve: Nuk do t’a lëshojmë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 11:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme sheshi përballë godinës së teatrit është mbushur me policë. Në shesh pritet të zhvillohet ceremonia e diplomit të oficerëve të rinj të Policisë, ku mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Por duke iu referuar artistëve të cilët protestojnë për mbrojtjen e teatrit, ata thonë se forca të shumta policie do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më.

Përmes një njoftimi në Facebook ata i bëjnë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit t’i bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre pasi nuk do ta lëshojnë Teatrin.

Prej shumë kohësh artistët protestojnë përditë përballë ambienteve të Teatrit Kombëtar, pasi nuk duan grabitjen e tij nga shteti në shërbim të privatit.

NJOFTIMI I PLOTE:

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomomit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit. Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre.

Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit