JOQ Albania
Home

Akuzohet se helmoi vjehrrën, ç’ndodhi sot me Marjana Cmetën?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2019 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marjana Cmeta është nusja që dy vite më parë akuzohet se helmoi vjehrrën e saj Lirie Lami, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ditën e sotme është shtyrë vendimi për të dhënë masën e dënimit ndaj saj. Shkak është bërë mungesa e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata nuk është njoftuar ende par prokurorin zëvendësues. Ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme ishte Cmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami.

Marjana Cmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.

Risultati immagini per lirie lami,