JOQ Albania
Home

Akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos, jepet masa e dënimit për anëtarët e klanit “Duka”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë lënë në masën “Arrest me burg” në mungesë anëtarët e klanit “Duka”. Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Anëtarët e klanit “Duka” akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.

Aktualisht në burg ndodhen, Elvis Gaçaj, i cili u arrestua pak javë më parë në Durrës dhe Blendi Teta, i cili është lënë në burg pa afat. Në kërkim për vrasjen e ish-policit janë vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltion Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Manxhaku, Dritan Agaj dhe Fatmir Hyseni.

Dosja për vrasjen e Malkos fillimisht u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por ky organ shpalli moskompetencë, duke e kaluar te Krimet e Rënda. Kujtojmë këtu se, Santiago Malko u ekzekutuar më 27 gusht në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ish-efektivi ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt.