JOQ Albania
Home

Familja më e madhe e Anglisë vazhdon të zgjerohet, 44-vjeçarja në pritje të fëmijës së 22-të
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/10/2019 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të sjellësh në jetë një fëmijë thonë që është një eksperience e mahnitshme. Ti sjell një jetë të vogël në botë dhe e sheh teka rritet dhe mëson gjëra të reja.

Por, ndërkohë që shumë çifte bëjnë nga një, dy ose tre fëmijë, të tjerët janë të lumtur me familje të madhe.

Për shembull Sue dhe Noel Radford, janë prindërit e lumtur të 21 fëmijëve dhe së fundmi kanë lajmëruar se po presin të 22-in.

Edhe pse vitin e shkuar thanë se nuk do të bënin më fëmijë, si duket çifti kanë ndërruar mendje pasi Sue u tregoi ndjekësve në kanalin e saj në YouTube se është sërish në pritje të ëmbël.

44-vjeçarja shprehej:

Pra, ne presim një fëmijë. Jam 15 javëshe shtatzënë dhe së shpejti do mund t’ju themi dhe gjini e bebit."

Sue dhe Noel Radford, janë prindërit e Chris, 30, Sophie, 25, Chloe, 23, Jack, 22, Daniel, 20, Luke, 18, Millie, 17, Katie, 16, James, 15, Ellie, 14, Aimee, 13, Josh, 12, Max, 11, Tillie, 9, Oscar, 7, Casper, 6, Hallie, 3, Phoebe, 2 vjeç, Archie, 18 muajsh, dhe Bonnie Raye, që ka lindur në nëntor të vitit të shkuar.

Sipas Daily Mail, familjes i duhen 3 orë për të pastrua shtëpinë pas një dite me aktivitet normal dhe ushqimet e një jave u kushtojnë  350 paund.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania