JOQ Albania
Home

Të rrëmbyer prej 2 vitesh nga nëna e tyre, ndodh “mrekullia” me tre fëmijët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

3 fëmijët të cilët u rrëmbyen nga nëna e tyre më shumë se 2 vjet më parë u gjetën në Texas. Autoritetet amerikane e zbuluan 42-vjeçaren Shaën Rodriguez dhe 3 fëmijët e saj, Daniel, David dhe Ariana Olivera të enjten, në një shtëpi në Arlington. Fëmijët sot janë respektivisht 9, 6 dhe 3 vjeç.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rodriguez i mori tre fëmijët e saj dhe u largua nga Missouri në Gusht të 2017.

Besohej se gruaja mund të kishte shkuar në Kaliforni, por ajo kishte qenë gjithnjë në lëvizje që prej asaj kohe dhe nuk kishte një vendodhje të qëndrueshme.

Në fillim të këtij viti, babait të tre fëmijëve iu dha kujdestaria e plotë, ndërsa Oliverias iu dha një urdhër-arresti për rrëmbim.

Fëmijët u shpallën zyrtarisht të zhdukur në korrik 2019.

Aktualisht fëmijët janë në kujdesin e Departamentit të Familjes dhe Shërbimeve Mbrojtëse në Teksas, ndërsa ata presin të ribashkohen me babanë e tyre.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA