JOQ Albania
Home

Zbulohen detaje, ja si ndodhi aksidenti i Albin Kurtit në hyrje të Tiranës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/10/2019 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme ku u përfshi makina e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i zgjedhur si kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Sipas një fotoje të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA eskorta që shoqëronte Albin Kurtin ka goditur nga pas një makinë policie te rruga e Rinasit, pranë Kasharit, dhe kjo pasi i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rruga dytësore, e cila ecte me shpejtësi të ulët.

Tre automjetet para eskortës së Kurtit kanë frenuar në kohë, por makina e kreut të Vetëvendosjes ka frenuar me vonesë, duke shkaktuar kështu edhe përplasjen.

Mësohet se Kurti nuk ka pasur lëndime, madje ai ka refuzuar edhe autoambulancën që i është ofruar. Shoferi dhe dy personat e tjerë që shoqëronin Albin Kurtin nuk kanë pasur lëndime gjithashtu, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka shkuar drejt Tiranës ku duhet të ishte i pranishëm në një takim.