Sëmundja e ka ‘ngujuar’ në shtrat, 28-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të ecë sërish

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.10.2019, 09:31

Florida Tufa është një vajzë 28-vjeçare e cila prej vitesh ka mbetur e 'ngujuar' në një karrike me rrota për shkak të një sëmundjeje.

Siç thonë edhe familjarët e saj, Florida është diagnostikuar me MS (Sklerozë Multiple ) para 7 vitesh. Për shkak të kësaj sëmundjeje, 28-vjeçarja ka 4 vite që nuk ka mundësi të ecë normalisht.

Gjithsesi, për fat të mirë për 28-vjeçarenka shpresë, por duhet një shumë parash që familja e ka të pamundur që t'i mbulojë.

Familjarët thonë se kanë vetëm një shpresë dhe ato janë qelizat staminale. Trajtimi për të cilin ajo ka nevojë mundësohet në një klinikë private në Beograd dhe, sipas tyre , kushton 40.000 euro.

Me ndihmën e njerëzve që kanë mundësi dhe dëshirë për të kontribuar, Florida mund të rifitoj kontrollin e këmbëve.

Një nga familjarët e saj shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ! Nese keni mundesi ta shperndani do tju ishim shum mirnjohes! Florida Tufa është diagnostikuar me MS (Skleroza Multiple ) para 7 vjetësh Ajo ka humbur mundësinë e ecjes dhe është në karrige me rrota prej 4 vitesh. Ne kemi vetëm një shpresë shërimi për Floridën që sëmundja të mos përparojë dhe të përmirsohet nga qelizat staminale.Kjo mund të mundësohet vetëm në një klinikë private në Beograd,Serbi dhe kjo kushton 40.000€ . Sasia e kërkuar është e papërballueshme për një familje ,kjo është një situatë e vështirë dhe fakti qe kane disa vite qe kane shpenzuar ne Greqi Itali dhe ktu por pa asnje rezultat. Me ndihmën tuaj ,qoftë ajo e madhe apo e vogël ,ajo mund të rifitojë kontrrollin mbi këmbët e saj sërisht. Ju lutem ndihmojeni atë të mbledhi paratë sa më shpejtë të jetë e mundur , ndihmojeni të përmbushi të gjitha aspiratat dhe ëndrrat.

Veç kësaj, edhe vetë vajza ka shkruar një letër me anë të së cilës kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta fituar sfidën me shëndetin.

Letra:

Pershendetje. Quhem Florida Tufa nga Elbasani 28 vjecare.

E diagnostikuar para 7 viteve me skleroza multiple. Kam 4 vjet qe nuk mundem me ec. Jeta me ka perballe me shume sfida. Mami me ka vdekur ne 1997 ne kohen qe u be lufte ne Shqiperi u vra nga nje plumb qorr.

Kjo ka ndodhur kur kam qene 5 vjece. Zoti me mori mamin biologjike por me solli ne jeten time nje tjeter engjell qe une e quaj mama sepse e meriton vertete ate fjale. Eshte engjelli im mbrojtes. Kam perdorur shume mjekime por asnjera me rezultat.Mjekimet qe kam marr ma kane perkeqesuar akoma me shume gjendjen.Kam shkuar shume here ne Itali,Greqi por edhe atje pa asnje zgjidhje. Ne Qershor shkova ne Beograd dhe atje me dhane shume shprese.

Nese mund te bej 3 nderhyrje do mund te bej jete normale,te eci si dikur,te realizoj endrrat e mia te lena pergjys, te bej nje jete normale. Por qe ti realizoj te gjitha keto duhet te bej nderhyrjet por qe kushtojne shume edhe une nuk kam mundesi ekonomike. Babi im ka marr shume borxhe edhe kredi me shpresen se do mund te ecja si dikur. Me ndihmen e zotit dhe ndihmen e te gjithe shqiptareve shpresoj ta fitoje kete s'prove. Ju lutem me ndihmoni. Zoti iu bekofte.

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për ta ndihmuar Floridën për t'u ngritur sërish në këmbë, familjarët kanë krijuar një llogari gofundme ku mund të kontribuoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit