JOQ Albania
Home

Shijojeni edhe këtë javë të tetorit, ditët do të jenë pranverë e darka dimër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2019 8:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti do të vijojë i kthjellët edhe në javën në vazhdim në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ditët do të karakterizohen nga mëngjese të freskëta me temperatura deri në 11 gradë Celsius ndërsa në mesditë temperaturat do të jenë të ngrohta duke shkuar deri në 27 gradë Celsius.

Gjysma e dytë e javës do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave me 2 deri në 3 gradë, por pa u shoqëruar me reshje shiu.

Era me drejtim juglindje-veriperëndim, do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare gjatë orëve të mesditës në bregdet.