JOQ Albania
Home

“Rilandasve” s’ju del inati, nis aksioni kombëtar kundër Francës dhe Macron: Thuaji jo Evropës!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 1:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Rilindja", pasi hoqi përgjegjësinë nga vetja për dështimin e negociatave me BE-në, nisi "fushatën" Anti-Macron, e cila u pagëzua fillimisht nga kryeministri Rama në konferencën, ku cilësoi fajtore "përplasjen mes vendeve të BE-së", për "JO-në" e Këshillit Europian ndaj Shqipërisë.

Tashmë "rilindasit", ashtu siç bëri i pari i tyre kanë nisur një propagandë ku janë hedhur të gjithë në sulm kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, veçanërsisht në rrjetet sociale.

Një faqe në "Facebook" , me emrin Partia Socialiste Official ka bërë një krahasim mes Macron dhe kryemistrit Edi Rama, ku presidentin francez e kanë bërë të rrethuar nga disa homoseksualë, ndërsa "kryerilindasin" duke u përqafuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në një faqe në rrjet me emrin ‘Partia Socialiste Official’, ka bërë një krahasim mes Macron dhe kryeministrit Edi Rama, i pari i rrethuar nga disa homoseksual, kurse i dyti përqafohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Dhe për faqen ‘Partia Socialiste Oficial’, mos hapja e negociatave është një lajm i mirë dhe shqiptarët duhet të mbështeten tek Edi Rama, pasi ai do të ndërtojë një të ardhme të ndritur, ndërsa nëse sdo të futeshim në BE do të bëheshim një popull i ç ‘thurur si Franca.

Sipas kësaj faqeje, mos hapja e negociatave është lajm i mirë për Shqipërinë, pasi shqiptarët duhet të mbështetën te Edi Rama.

"Thuaj jo Evropës", shkruhet në fund të statusit, thirrje që tingëllon vërtet frikshëm.

Postimi i plotë:

Mirembrema miqt e mij. Ja shekoni çar perfaqson Franca dhe çar perfaqson Shqiprija, beni dadhimin . Shekoni si e mbeshtet Linda koken ne kraharorin e Edi Rames, si kotele se ky e muarr çupe te vogel dhe e rriti vet me perkedhelje. Makroni qe mori msusen nuse, nuku e kishte mendjen te msonte, po per te ber pisdhiqe me msusesen. Ky esht digjenerimi i çiftit Makron, digjenerimi i Frances dhe i ter Evropes. Prandaj mos e enderroni me Evropen se po te yjm atyja do na çkaterrohen familjet, do na drrogohen femija, do na martoen djal me djal. Ne jemi pro marllenjeve heterroseksuale, duam te kemi familje te shendeçme, te pjellim femije dhe te marrim shperblime na qeverija. Thuaji jo Evropes!