JOQ Albania
Home

Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri, tërmeti “dridh” sërish vendin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/10/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas një periudhe qetësie, janë rikthyer sërish lëkundjet e tokës në vend.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:15, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës, në afërsi të Librazhdit.

Magnituda e lëkundjeve ka qenë 3.1 e shkallës Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Maqedoninë e Veriut.