JOQ Albania
Home

I zuri vendin të moshuarit në urban, reagon nëna e të riut: Djali im është autik
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, një qytetare dërgoi një foto nga urbani i Tiranës së Re

Sipas denoncueses, një vajzë i liroi vendin një të moshuari, por sapo ky i fundit u afrua për t’u ulur, një djalë i ri i zuri vendin.

Qytetarja tregoi më tej se i riu iu drejtua të moshuarit me fjalët: Po të pëlqeu, rri në cep.

Siç shihet dhe në foto, i moshuari u detyrua të qëndrojë tërë siklet në cepin e ulëses së urbanit.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ka reaguar nëna e djalit në fjalë.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ajo shprehet se djali i saj është autik, dhe se është një rast suksesi në luftën kundër këtij çrregullimi neurobiologjik.

Më tej ajo tregon se familja e saj po lufton çdo minutë që djali i tyre të aftësohet dhe të fitojë pavarësi.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje!Jam mamaja e djalit qe eshte bere objekt i postimit tuaj.Po ju them qe familja jone eshte nje familje shume e nderuar por qe zoti e perzgjodhi per te perballuar nje hall te tille.Luftojme cdo minute qe djali qe aftesohet dhe te fitoje pavaresi dhe po ju them qe eshte nje rast suksesi ne luften me autizmin.Ju lutem hiqeni postimin. Madje beni nje postim Ku te sqaroni te verteten."