JOQ Albania
Home

“Le të ngrihemi të gjithë bashkë!”/ Populli i Libanit djeg vendin me protestat madhështore kundër qeverisë së korruptuar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"I gjithë populli është një". Libani është "shkundur" ditët e fundit nga një protestë madhështore kundër korrupsionit qeveritar dhe problemeve ekonomike në vend.

Protestat masive që kanë nisur prej të enjtes, kanë ardhur në rritje dhe janë përhapur thuajse në të gjithë Libanin.

Ka qenë një taksë e propozuar nga qeveria, e cila bëri që qytetarët të bëheshin të gjithë bashkë, të mbushin sheshet e qyteteve dhe të demonstronin zemëratën dhe indinjatën e tyre kundër qeverisë.

Kryeqyteti Bejrut, qyteti i dytë më i madh në vend Tripoli dhe porti jugor i Tiros, u pushtua nga protestuesit që tundnin flamurin kombëtar të Libanit, duke brohoritur fjalët "revolucion" ose "populli kërkon rënien e regjimit".

Një nga protestuesit, Cherine Shawa i cili është arkitekt në Bejrut u shpreh: 

Unë jam këtu sepse jam i neveritur nga politikanët tanë. Asgjë nuk funksionon në shtetin tonë."

Sipas protestuesve, udhëheqësit e vendit kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar për dekada me rradhë përmes marrëveshjeve mes palëve.

Protestuesja, Hanan Takkoiuche, shprehet: 

Ne jemi këtu për t’i thënë "largohu" udhëheqësve tanë. Ne nuk kemi më besim tek ata, por shpresojmë që këto protesta të sjellin ndryshime. Ata erdhën për të mbushur xhepat e tyre. Ata janë të gjithë hajdutë dhe grabitës."

Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare është paralajmëruar për të hënën për të kërkuar spastrimin e qeverisë të qeverisë, pavarësisht premtimeve për reforma nga Kryeministri Saad al-Hariri, dhe dorëheqjes së ministrave të qeverisë të dielën.

Pritet që ditët në vijim protestat të përshkallëzohen më tej, ndërkohë bankat, dyqanet dhe shkollat ​​do të mbyllen, ndërsa rrugët që lidhin veriun me jugun janë bllokuar nga autoritetet.

Një tjetër protestues i revoltuar shprehet: 

Ata nuk po na japin asgjë, ata morën gjithçka, dhe ne nuk kemi asgjë këtu. Që nga viti 2005 veç na kanë bërë premtime boshe, asgjë s’kanë bërë."

Ndonëse vendi ka disa probleme mes sekteve, protesta e nisur këto ditë ka bërë bashkë të gjithë qytetarët pa dallim feje dhe krahine, të gjithë me një qëllim; të largojnë qeverinë e korruptuar.

Qytetarët libanezë kanë vuajtur nga rritja e taksave dhe kushteve të rënda ekonomike në vendin e borxhlinjve.

Borxhi publik i Libanit është më shumë se 150 përqind e produktit të brendshëm bruto, sipas ministrisë së financave.

Sistemi politik i Libanit u krijua për të balancuar pushtetin midis sekteve fetare të vendit, përfshirë të krishterët, muslimanët suni, muslimanët shiitë dhe Druze.

Libani me rreth 4,5 milion njerëz po pret rreth 1.5 milion sirianë që  u larguan nga vendi i tyre për shak të luftës.

Burimi: Al Jazzira|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania