JOQ Albania
Home

Milan turpërohet në shtëpi, nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Leçes
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka shënuar një tjetër rezultat negativ, duke vijuar me rezultatet e dobëta gjatë këtij sezoni në Serie A.

Fitorja e fundit ndaj Genoas pas tre humbjesh rradhazi u pa si një pikë kthese, por sot "kuqezinjtë" nuk shkuan më shumë se sa një barazim 2-2 ndaj Leçes në "San Siro", në ndeshjen debutuese të trajnerit Stefano Pioli.

Hakan Çalhanoglu kaloi në avantazh 7 herë kampionët e Europës, duke shënuar një gol spektakolar që duhet parë disa herë.

Milan e mbylli në avantazh pjesën e parë, ndërkohë pjesën e dytë arbitri akordoi një 11-metërsh për Leçen.

Donnarumma e priti goditjen, por e grushtoi topin pranë këmbëve të kundërshtarit, i cili më pas korigjoi gabimin dhe realizoi golin e barazimit.

Piatek kaloi sërish në epërsi "kuqezinjtë" në minutën e 81 të takimit, duke "qetësuar" tifozët e irrituar në "San Siro" të cilët kanë vërshëllyer ndaj lojtarëve të tyre thuajse gjatë gjithë ndeshjes, për shkak të performancës së dobët të treguar gjatë këtij sezonil.

Por atëherë kur të gjithë menduan se Milan fitoi, mbrojtësi i majtë i Leçes, Calderon, lëshoi një silurë nga jashtë zone në minutën e 92-të, e cila përfundoi në cepin e majtë të portës së "kuqezinjve", të cilën Donnaruma nuk mundi dot ta priste.

Pas 8 ndeshjesh në Serie A, Milan e sheh veten të pozicionuar në vendin e 12-të të renditjes me vetëm 10 pikë të grumbulluara.