JOQ Albania
Home

Makina përplasi për vdekje një person, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë tek Shkëmbi i Kavajës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 22:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e sotme ka shënuar një bilanc tragjik, sa i përket aksidenteve automobilistike.

Brenda pak orësh tre persona kanë humbur jetën, në tre aksidente të ndryshme.

Dy këmbësorë u përplasën për vdekje nga makinat në Lushnjë dhe Shkëmbin e Kavajës, ndërsa një motorist humbi jetën në Tiranë pasi u aksidentua nga një automjet.

Aksidenti më i fundit ndodhi tek Shkëmbi i Kavajës, ku 80-vjeçari me iniciale R.D., u aksidentua për vdekje nga një automjet.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania edhe pamje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën të moshuarit.

Siç shihet dhe në video, trupi i pajetë i të moshuarit është mbështjellë me një batanije në cep të rrugës.

Lidhur me aksidentin e rëndë, është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, shtetasi D.Gj.

Njoftimi i policisë për aksidentin: 

Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​ te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.