JOQ Albania
Home

Humbi jetën në aksident, i jepet lamtumira vëllait të deputetes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 21:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Macolli që humbi jetën në një aksident automobilistik është përcjellë paraditen e të dielës në banesën e fundit. Ai ishte vëllai i deputetes të PS, Blerina Gjylameti dhe punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

37-vjeçari ndërroi jetë pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

Si shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar i të ndjerit. Makina me të cilën ai udhëtonte ishte e modifikuar me impiant gazi dhe dyshohet se ky ka qenë edhe shkaku se përse mjeti ka shpërthyer në flakë.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët.