JOQ Albania
Home

Një talent i lindur, vogëlushi 2-vjeçar dhuron spektakël teksa i bie baterisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 21:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shumtë janë ata që thonë dhe besojnë vërtet se talentet janë të lindur.

Një vogëlush vetëm 2-vjeçar nga  Londra e vërteton më së miri këtë shprehje.  Theo Magoo ka lindur me një aftësi të veçantë. Ai është baterist i vërtetë.

Siç shihet dhe në videon e bërë virale në internet, Theo është në gjendje të mbajë ritmin e çdo kënge në bateri. Ai luan muzikë së bashku me babain e tij, i cili e shoqëron me instrumentet e tjera dhe me vokal.

Prindërit e tij kanë hapur një llogari në Instagram me emrin djalit të tyre të talentuar, ku numëron mbi 45 mijë ndjekës.  Sipas babait të tij, Theo dashuron muzikën klasike, por së fundmi ai tregon se po i mëson të luajë edhe këngët moderne.

Theo tashmë është shndërruar në një sensacion në rrjetet sociale dhe secila nga videot e tij ka mijëra shikime dhe qindra komente.  Video e mëposhtme është publikuar në "Facebook" nga LADbible dhe ka marrë mbi 600 mijë shikime brenda pak orësh.