JOQ Albania
Home

U refuzua nga BE, Republika e Maqedonisë së Veriut vendos datën e zgjedhjeve të parakohshme
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/10/2019 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zoran Zaev, kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut pas dështimit të hapjes së negociatave me BE ka vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas takimit më liderët, Zaev ka vendosur datën 12 prill si datë të zgjedhjeve të parakohshme.

Ai u shpreh:

Patëm konsensus për zgjedhjet me 12 prill. Le të fitojë më i miri!”

Kur prezantoi dorëheqjen, Zaev tha mes tjerash se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.