JOQ Albania
Home

Liverpool ngec në Manchester, United ndërpret serinë e fitoreve radhazi për “The Reds”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 20:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas tetë fitoreve në tetë ndeshjet e para të kampionatit anglez ka ardhur momenti që Liverpool të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Old Trafford” përballë Manchester United.

Golit të Marcus Rashford, të shënuar në minutën e 36-të, iu përgjigj Adam Lallana në të 85-tën. Në të dy rastet u kërkua ndihma e teknologjisë për të vërtetuar nëse golat ishin të rregullt ose jo.

Gjithsesi Liverpool mbetet akoma i pa mposhtur në Angli. “The Reds” kryesojnë Premier League në kuotën e 25 pikëve, 6 më shumë se kampionët në fuqi të Manchester Cityt.

Ndërkohë që Manchester United vijon të jetë në halle të mëdha. “Djajtë e kuq” ndodhen në vendin e 13 të renditjes me vetëm 10 pikë pas 9 javëve të para.