JOQ Albania
Home

Çmenduria e radhës e qeverisë Rama/ Shifra marramendëse që paguan për një konsulencë koncesionare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria shqiptare mbase nuk ka “mundësi” që të japë një shpërblim simbolik në fund të vitit për pensionistet por ama për të shpenzuar para kot së koti e gjen mundësinë.

Gazetarja Aranita Brahaj ka denoncuar faktin qe si qeveria shqiptare ka shpenzuar plot 1 milionë dollarë vetëm për konsulenca për koncesionin e asaj që njihet si rruga e Kombit (Milot Morinë)”

Në Facebook, ajo shkruan:

1 milion dollar për Konsulenca Koncesionare rruga e Kombit 110 milion lekë (rreth 1 milion dollar) ka shpenzuar Qeveria Shqiptare për Konsulenca për koncesionin e asaj që njihet si rruga e Kombit (Milot Morinë). Pagesat janë bërë nga thesari i shteti në data të ndryshme të viteve 2017 – 2019.”

Ajo vazhdon me tej ku thotë se edhe pse ky lloj shpenzimi nuk është pjesë e kostove të projektit sërish paratë i paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Statusi i plotë:

1 milion dollar për Konsulenca Koncesionare rruga e Kombit

110 milion lekë (rreth 1 milion dollar) ka shpenzuar Qeveria Shqiptare për Konsulenca për koncesionin e asaj që njihet si rruga e Kombit (Milot Morinë). Pagesat janë bërë nga thesari i shteti në data të ndryshme të viteve 2017 – 2019.

Kompania Klient është Dolsar Muhendislik Anonim Sirketi Dega Shqiperi. Kontrata mes kësaj shoqërie dhe Aparatit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (ish ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është lidhur në datën qershor 2017. Pagesa e fundit është bërë në maj 2019. Objekti është për shpenzime konsulence Koncesioni Milot Morinë. Kostot mbi konsulenca janë gjithashtu kostot që mbulohen nga fonde publike (para të taksapaguesve) edhe pse ky lloj shpenzimi nuk është pjesë e shpenzimeve të projektit