JOQ Albania
Home

Trailerit i duket vetja si në Fast & Furious/ Futet në parakalim me shpejtësi, shoferët ngelen me ‘zemër të ngrirë’
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/10/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe aksidentesh në ditët e fundit. Nuk ka ditë që në vendin tonë mos të shënohet një aksident ose me persona që humbin jetën ose me të plagosur.

Në aksin Fushë Krujë-Milot është raportuar një rast tepër i rrezikshëm. Një trailer për pak sa nuk bën katrahurë në përpjekje për të parakaluar një automjet pasi përballë një i vinte një tjetër mjet i tonazhit të rëndë. Kjo ngjarje është denoncuar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetari shkruan:

Shikoni ca ben traileri ne Milot-Tirane. Futet ne parakalim. Po na rrezikohet jeta. Ku eshte policia? Pse si gjurmon këto raste po rri neper cepa me radar?”

Nëse shoferi i makinës që po parakalohej, nuk do të kishte kapur frenat atëherë aksidenti do kishte qenë fatal jo vetëm për drejtuesin e kamionit por mund të kishte përfshirë edhe mjete të tjera që ishin në rrugë.