Standardi i dyfishtë/ “Na foli çik shefit”, policia tërhiqet dhe e le të lirë shoferin e makinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2019, 21:12

Prej kohësh, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit trumpetojnë me të madhe në media dhe rrjetet sociale, se të gjithë qytetarët, përfshirë dhe "të fortit" trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit.

Megjithatë, denoncimet e qytetarëve dëshmojnë të kundërtën dhe tregojnë se për të ashtuquajturit "të fortët", nuk zbatohen ligjet ashtu si ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Së fundmi, ky standard i dyfishtë nga policia është denoncuar nga një qytetar nga Pogradeci, i cili ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku tregohet se çfarë ndodh kur një punonjës i Policisë Rrugore tenton të gjobitë një drejtues mjeti që ka mik "shefin e madh".

Sipas denoncuesit, drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia, por në momentin që do të gjobitej, ai mori dikë në telefon dhe ia kaloi një prej efektivëve.

Më pas ndodhi ajo që pritej, policia nuk i vendosi gjobën shoferit dhe e la të lirë.

Me të drejtë, qytetari ngre një pyetje të sinqertë: A ekziston kjo fjali "na foli çik shefit më të madh"?

Video është filmuar dy ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! A egziston akoma kjo fjali "na foli cik shefit ma t madh"? Kjo video shte bere pardje ne pogradec. Policia e ndaloi dhe do I vendoste gjobe. Ai shoferi mori dike ne telefon edhe ja kaloi policit pastaj policia e la te lire. Flm"

Kjo video tregon qartë se si punonjësit e thjeshtë të policisë detyrohen të zbatojnë urdhrat e shefave, edhe kur ato bien ndesh me ligjin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit