JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë tek Shkëmbi i Kavajës, një person humb jetën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Një automjet ka përplasur një person tek Shkëmbi i Kavajës duke i marrë jetën. Dyshimet e para janë se personi i cili ka ndërruar jetë i ka prerë rrugën automjetit pasi ka kaluar trafik ndarësen.

Aksidenti ka bërë që të krijohet një trafik shumë i rënduar, aq sa dhe ambulanca e ka pasur thuajse të pamundur që të mbërrinte në vendngjarje.

Nuk bëhet akoma i ditur identiteti i viktimës dhe i personave të përfshirë në aksident.

Ndërkaq është shoqëruar në polici shoferi i mjetit, për të sqaruar më tej mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Informacioni paraprak:

Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.