JOQ Albania
Home

Dalin pamjet/ U sulmua nga ariu në Kukës, bariu përfundon në Spitalin e Traumës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 18:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bariu Ekrem Onuzi që u sulmua nga një ari në Kukës ka mbërritur në Spitalin e Traumës dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve. Transporti i tij është bërë me helikopter.

Onuzi u sulmua paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Sulmi i ariut i ka shkaktuar Onuzit plagë të shumta në fytyrë, krahë, këmbë dhe disa pjesë të tjera të trupit.

Gjenda e Onuzit ka qenë e rëndë dhe helikopteri që do ta transportonte drejt Tiranës është vonuar për rreth 2 orë, ndërkohë që i plagosuri po vuante.

Një qytetar ka nxituar që të postojë një foto me njeriun që sfidoi  ariun, tani që ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.

Ai shkruan:

Me Ekrem Onuzin, sfidantin e ariut të murrmë! Me disa dëmtime por falë zotit jashtë rrezikut per jetën. Shërim të shpejtë dhe të plotë Ekrem Onuzi!”