JOQ Albania
Home

Negociatat me BE/ Avokati i njohur: Vendimi i Francës ishte i sinqertë, prej Shqipërisë e pësoi edhe Maqedonia e Veriut
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/10/2019 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maqedonia e Veriut nuk mori dritën jeshile për të hapur negociatat për anëtarësim në BE për shkak të Shqipërisë. Nëse vendet e BE do kishin hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, atëherë kjo do sillte prishjen e ekuilibrave në Ballkan. Kështu u shpreh avokati Altin Goxhaj në studion e fax.

Sipas avokatit Goxhaj,vendimi i Francës ishte gjeopolitik.

Ai thotë:

Sa mirë që Maqedonia nuk e mori prej nesh. Kjo pasi nuk duhet të prisheshin ekuilibrat ne Ballkan. Arsyeja se pse nuk u hapën me Maqedoninë ishte Shqipëria. Maqedonia i plotësoi kushtet, arsyeja pse nuk ja dhanë është se nuk mund të favorizohej Maqedonia duke dëmtuar interesat e Shqipërisë."

Sipas tij, Franca nuk ishte e padrejtë në vendimin që mori për vendin tonë.

Ai shprehet:

Nuk ka ndërhyrë Franca, madje Franca ka qenë më se korrekte. Ka qenë indiferente. Ajo që bëri Franca është se nuk i dha krahë Maqedonisë të futet, sepse do të prisheshin ekuilibrat në Ballkan. Se nuk e kuptojnë njerzit se edhe po të hape negociata, nuk ka asnjë vlerë. Është procedurë teknike që lidhet me negociata të tjera. Mos hpja e Maqedonisë është një qëndrim gjeopolitik që mos të prishen ekuilibrat në Ballkan. Duhet të kuptojmë se ‘Jo’ për Shqipërinë është një ‘Jo’ e sinqertë. Nëse Franca do të thoshte ‘Jo’, ato që bënë sikur janë Po."

Ndër të tjera ai shprehet se Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë plotësimin e 9 kushteve pasi çdo ditë që kalon, në vend që të bëhen hapa para, bëhen hapa pas.

Ai thekson:

Shqipëria që nga 2000 ka çdo zyrtar kishte për detyrë të firmoste, nuk bëhet asnjë negociatë për prodhimin vendas. Ne Shqipëria plotësojmë çdo gjë, por ne nuk firmosim kurrë, sepse lëpihemi për një copë pes. Nuk duan ta kuptojnë se po ja fusin kot nga 20 vjet. Mos hapja e negociatave është një mesazh për Shqipërinë, Franca nuk mund të akuzohet për mos seriozitetin e saj."