JOQ Albania
Home

I riu me “Benz” përplas për vdekje një burrë dhe largohet nga vendngjarja
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/10/2019 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”.

Automjeti tip “Benz” me drejtues një 17-vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një 64-vjeçarin Fatmir Muça, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit, i riu me inicialet J.G është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi e ka përplasur çiklistin.

Më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet procedurale.