JOQ Albania
Home

Eleminoi 41-vjeçarin në banesën e Marsida Qatjas, zbulohet e kaluara e errët e Bledar Toçit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 18:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë që ndodhi në Kavajë pak ditë më parë shokoi mbarë opinionin publik, ku shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, Bledar Toçi, qëlloi për vdekje me armën e shërbimit, Dritan Hoxhollin në banesën e 31-vjeçares, Marsida Qatja.

Fillimisht ngjarja e trajtua si krim pasioni, ku u tha se mes viktimës e Marsida Qatjas kishte një lidhje intime, por pas disa detajeve të zbuluara më vonë nga hetimet, lindën dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për pazare "malli".

Së fundmi detaje të reja janë zbardhur për autorin e kësaj ngjarje të rëndë, 31-vjeçarin, Bledar Toçi.

Mësohet se Toçi ka pasur probleme të mëparshme disiplinore në kohën që ka mbajtur disa poste të tjera.

Para se të emërohej si shef i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, Toçi ka punuar për 7 vite me rradhë në Gardën e Republikës, por është pezulluar nga detyra pas disa masave disiplinore.

Po ashtu, Toçi ka punuar edhe në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bujar Nishani. Ai u pezullua nga detyra për shkak të shkeljeve në punë, ndërsa SHKB kërkoi largimin e tij nga trupë shërbimi në Presidencë. Më pas ai u emërua në një post më të ulët në Presidencë.

Por nuk mbaron me kaq! Bledar Toçi është larguar nga puna edhe në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pasi konsiderohej si një person i papërshtatshëm për të qëndruar në detyrë. Shkak për largimin e tij nga DSIK janë bërë lidhjet e tij të dyshimta që ka pasur me persona të inkriminuar.

31-vjeçari, i cili ndodhet në spitalit e burgut, për shkak se mbeti i plagosur nga ngjarja në Kavajë, akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" dhe "prodhim dhe shitje e lëndëve psikoaktive. Gjykata caktoi për të masën e sigurisë "Arrest me burg".