JOQ Albania
Home

E qëlloi disa herë me thikë shqiptari, moldavja ndërron jetë pas 45 ditësh në spital
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 45 ditësh në agoni dhe gjashtë ndërhyrjesh kirurgjikale, ka ndërruar jetë në poliklinikën “Gemelli”, në Romë të Italisë, 33-vjeçarja moldave Aliona Oleinic. Ajo u qëllua disa herë me thikë në shtëpinë e saj në Chieti më 3 shtator nga 27-vjeçari me origjinë shqiptare, Roland Bushi.

Ai ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për vrasje. Në ditët në vijim, siç bëjnë me dije mediat italiane, mbi trupin e viktimës do të kryhet autopsia, e cila do të vihet në dispozicion të procedurave hetimore.

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas mediave fqinje, është bërë refuzimi i të huajës ndaj shqiptarit. Sëbashku ata kishin disa kohë që dilnin me njëri-tjetrin pasi ishin njohur në Facebook.

Avokati mbrojtës i Bushit ka deklaruar se, 27-vjeçari nuk donte ta vriste moldaven. Sipas tij, ditën e ngjarjes, Bushi kishte shkuar me qëllimin që të sqaronte raportin mes të dyve, por ka pasur një moment xhelozie. Ngjarja degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga i riu shqiptar, mirëpo sipas avokatit, ai kurrë nuk e pati në qëllim ta vriste.

Burim: Il Messaggero|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania