JOQ Albania
Home

“Je në një lidhje të re?” Nora Istrefi flet për herë të parë për ndarjen nga Roberti
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 17:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja e Nora Istrefit nga bashkëshorti i saj prej vitesh dhe nga babai i fëmijës së saj, Robert Berisha, nuk ngeli pa u vënë re e pa marrë vëmendje mediatike. Çfarë nuk u thanë për ata të dy. Një herë dolën fjalë se ishte marrëdhënia e Robertit me femra të tjera ajo që i kishte dhënë fund martesës së tyre, e një herë tjetër se ishte lidhja e Norës me një person tjetër.

Deri më tani, këngëtarja nuk kishte dhënë asnjë koment në lidhje me ndarjen. Mirëpo, sëfundmi, teksa ishte e ftuar si pjesëmarrëse në sfilatën e Valdrin Sahitit, Nora nuk arriti t’i shmangej pyetjeve të gazetarëve.

Ajo u pyet nga “Prive” në lidhje me ndarjen, por duke qeshur tha vetëm “hiç, asgjë”. Gjithashtu, me buzëqeshje në fytyrë nuk i dha asnjë përgjigje thashethemeve për një lidhje të re.

Pjesë nga intervista e shkurtër:

Gazetari: – A ke për të shtuar diçka pas lajmit që mori dhenë që tashmë je e divorcuar?

Nora Istrefi: – Ama hiç asgjë.

Gazetari: – Ka thashetheme që je në një lidhje të re…

Pa përgjigje…

(Minuta 11:00 e në vijim)