JOQ Albania
Home

Kujtim Gjuzi s’pyet për rregulla, e parkon makinën e tij të re me ngjyrë bojëqielli tek hyrja e Kuvendit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti Kujtim Gjuzi duket se nuk di të ndalet së surprizuari me veprimet e tij.

Pasi bëri mjaft bujë mediatike me batutat që shkëmbeu në emisione të ndryshme me ish-Miss Shqipërinë, Silvana Bushati dhe me biznesmenin gay, Elton Ilirjani, deputeti i opozitës parlamentare i ka çuditur të gjithë teksa është shfaqur në Kuvend me një makinë me ngjyrë bojëqielli të fortë.

Siç shihet dhe në foto, deputeti i opozitës parlamentare vendosi që ta parkojë makinën e tij "të veçantë" tek dera e Kuvendit.

Ndonëse aty nuk lejohet parkimi, kjo gjë s’e ka ndalur Gjuzin që ta parkojë, pasi të jesh deputet do të thotë edhe të mos pyesësh për rregulla.

Nuk është hera e parë që Gjuzi ndërron shpesh makinat, që nga koha kur ka marrë mandatin e deputetit, ndërkohë nuk dihet nëse këto automjete janë të tijat, apo të dikujt tjetër.

Kujtojmë këtu se kreu i Partisë Konservatore njihet për "temperamentin" e tij të "tironsit të vjetër", dhe batutat që ai bën në Parlament, por jo vetëm, janë krahasuar me ato të "Ramadan Kafshës" tek "Portokallia".

Ndër të tjera, Gjuzi njihet edhe për "look-un" dhe aksesorët e tij, që nuk heziton t’i shfaqë me krenari në daljet e tij publike.