JOQ Albania
Home

I vdiq motra e dje edhe vëllai, deputetja përlot me dedikimin e saj të ndjerë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 17:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Macolli është personi që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Tiranë-Elbasan. Macolli ishte vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

37-vjeçari punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë. Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.

Kujtojmë se Macolli është personi i dytë që humb jetën në familjen e deputetes Gjylameti. Rreth një vit më parë ajo humbi edhe një prej motrave.

Kundrejt kësaj dhimbjeje të madhe ka reaguar vetë deputetja, e cila shprehet se vdekja e vëllait ia thërmoi zemrën në 1000 pjesë.

Blerina shkruan:

Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”.