JOQ Albania
Home

Pas dorëheqjes së Zaev, kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoni
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zoran Zaev, kryeministri ende aktual i Maqedonisë, paraqiti dorëheqjen e tij në një konferencë për shtyp, pasi vendet e BE-së i thanë “jo” hapjes së negociatave për hyrjen në BE. Teksa dha dorëheqjen, Zaev bëri me dije se në vend do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në marsin e 2020-ës. Në fjalën e tij kur prezantoi dorëheqjen, Zaev tha mes tjerash se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

Kryeministri u shpreh:

Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”.