JOQ Albania
Home

Dy tragjedi për një kohë të shkurtër/ Dje humbi vëllain, çfarë ndodhi një vit më parë në familjen e deputetes së PS?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/10/2019 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një person mbeti i vdekur.

42-vjeçari Elton Maçolli, ishte personi që mbeti viktimë nga aksidenti tragjik. Maçolli, me profesion pilot ishte vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti, e cila pak kohë më parë ka përjetuar një tjetër ngjarje të dhimbshme familjare.

Një vit më parë ajo humbi edhe motrën e madhe, e cila humbi betejën me një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante për një kohë të gjatë.

I ndjeri Maçolli, i cili humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm i kishte dedikuar një status prekës së motrës së tij, të cilin e shoqëronte edhe me foton familjare.