JOQ Albania
Home

Skandali për çështjen e Alvin Berishës, jep dorëheqjen ambasadori Gent Gazheli
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alvin Berisha, fëmija që ndodhet në Siri dhe reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, është kthyer në një skandal politik dhe diplomatik. Duket se aksioni i nisur nga ambasadori shqiptar në Turqi Genti Gazheli është ndërprerë në mes nga autoritetet e qeverisë shqiptare.

Sipas Syri.net, ky skandal ka sjellë dorëheqjen e ambasadorit Gent Gazheli. Amasadori prej 3 ditësh i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Edi Rama.

Ky i fundit ende nuk ia ka dhënë miratimin e dorëheqjes, pasi i frikësohet faktit se do të mbajë përgjegjësi direkte për mos shpëtimin e fëmijës shqiptar, Alvin Berisha.

Kujtojmë se Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i lindur në shtetin fqinj, Itali. Ai është larguar nga streha familjare, i ati dhe motrat, pasi e ëma e rrëmbeu dhe e mori me vete në Siri. Pasi e ëma ndërroi jetë, i vogli u strehua në një kamp ku mbahen terroristët e ISIS.

Risultati immagini per gent gazheli, alvin berisha

Kryeministri Edi Rama, ambasadori Gent Gazheli

Ka qenë emisioni italian “Le Iene” ai që ka gjurmuar dhe ka arritur të gjejë vendndodhjen e të voglit. Alvini u takua me të atin, por ai nuk mundi ta merrte me vete dhe ta largonte nga ai ferr, pasi nevojitej prania e ambasadorit Gazheli, i cili refuzoi të jepte ndihmën e tij, duke u mbyllur në fytyrë telefonin gazetarëve të “Le Iene”.

Më tej, drejtuesit e emisionit i kanë kërkuar në mënyrë publike shtetit italian dhe kryeministrit të Italisë të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij rasti dhe për kthimin e të voglit pranë familjes së tij.

Risultati immagini per gent gazheli, alvin berisha

Alvin Berisha dhe i ati gjatë takimit në kampin e ISIS