JOQ Albania
Home

Ky është bariu që u sulmua nga ariu në Kukës, me plagë në kokë, shpatull e këmbë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka më shumë se dy orë që policia e Kukësit është lajmëruar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në bjeshkët e Gjallicës. Një bari është sulmuar nga një ari dhe ka gjakrrjedhje në pjesë të ndryshme të trupit.

Deri më tani mësohet se personi i lënduar është Ekrem Onuzi, i moshës 45 vjeçare. Pas përleshjes me ariun, bariu, i cili jeton me bagëti në bjeshkë gjatë verës kryesisht, ka telefonuar policinë dhe ambulancën.

Edhe pse lajmërimi është bërë dhe ai nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, helikopteri i urgjencës, i cili duhej të nisej nga Tirana, deri pak minuta më parë nuk ishte nisur ende. Madje, mësohet se 45-vjeçari bari ka ndezur edhe një zjarr për t’u dalluar nga helikopteri.

Vetëm pasi lajmi u bë publik në media, nga Tirana u dërga një hlikopter për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

Policia Kukës/ Informacion paraprak:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ekrem Onuzi