JOQ Albania
Home

Ariu sulmon një bari në malet e Kukësit, helikopteri nuk niset për ta ndihmuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/10/2019 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit. Bëhet fjalë për një bari, i cili është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin me emrin Sasat.

Mësohet se burri ka marrë plagë të shumta në trup dhe në kokë. Ai ka kërkuar ndihmë, ndërsa është njoftuar edhe salla e emergjencave të ministrisë së Shëndetësisë.

I lënduari ka hemorragji në trup. Edhe pse ka më shumë se 2 orë që ka ndodhur ngjarja, helikopteri që duhej të ishte nisur nga Tirana, nuk është nisur.

Burri mësohet se ka ndezur edhe një zjarr për tu parë nga helikopteri, por askush nuk i ka shkuar në ndihmë deri tani.

Foto ilustruese