JOQ Albania
Home

Shtohen dy pallate, bllokohet qyteti/ “Veliaj vendos qytetin në dispozicion të klientëve të tij dhe të Ramës”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/10/2019 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa vitesh tashmë vinçat janë shtuar në kryeqytet ndërsa edhe qielli po bëhet ‘luks’ pasi ngado të kthesh kokën sheh vetëm kulla dhe beton.

Në një kohë që rrjetet sociale të Bashkisë Tiranë dhe vetë kryebashkiakut janë të ‘mbushura’ me pemë propagande, qytetit po i ‘mbijnë’ vetëm kulla dhe asgjë tjetër.

Rasti i fundit vjen nga rruga Faik Konica e cila sot është bllokuar dhe rihapur, për shkak të ndërtimeve të reja. Dy pallatet e reja që po i shtohen zonës së mbi-populluar po ndërtohen në këtë zonë.

Sipas denoncimit të bërë në faqen ‘Qytetarët për Parkun’ dy pallatet e reja po ndërtohen nga një mik i vjetër i kryeministrit, Pandi Carapuli.

Ndërsa pallatet e kullat shtohen, qyteti është kthyer në një ‘kantieri ndërtimi’ ku s’po mbetet më vend as për ata në këmbë e as për ata në makina.

Postimi i plotë:

Punët" e €rionit!

€rion Veliaj e ka vendosur tërë qytetin në dispozicion të klientëve të tij dhe Kryeministrit Rama.

Rruga Faik Konica, e përuruar verën e kaluar, sot është bllokuar dhe rihapur për shkak të ndërtimeve të reja. Dy pallatet e reja që po i shtohen zonës së mbi-populluar po ndërtohen nga një mik i vjetër i €di Ramës si Pandi Carapuli.

E meqë mikut të €dit nuk i thotë dot jo, €rioni bllokon qytetin dhe shpenzon taksat tona duke ja vënë atij në shërbim.