JOQ Albania
Home

‘Plas’ sherri në Tiranë/ 33 vjeçari plagos me mjete të forta një 28-vjeçar, përfundon në pranga bashkë me dy shokët e tij
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/10/2019 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr ka ndodhur në zonën e Fushë Mëzezit në Tiranë dhe për pasojë janë vënë në pranga tre persona.

Raportohet se F.K, 33 vjeç ka plagosur me mjete të forta një 28-vjeçar, i cili është dërguar për të marrë kujdes shëndetësor në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Së bashku me 33-vjeçarin janë vënë në pranga edhe dy shokët e tij për shkak se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Konkretisht në pranga u vunë  F. D., 39 vjeç; dhe  H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë). Mesa duket ata kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:

– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;

– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Foto ilustruese