JOQ Albania
Home

U gjet në rrugë i mbuluar, ndërron jetë në mënyrë të ‘mistershme’ shqiptari
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/10/2019 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 44-vjeçar është gjetur i mbuluar në një rrugicë në Itali.

Shqiptari, i cili u gjend në gjendje kritike në rrugën ‘Fior di Vetta’ në qytetin e Pratos, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas mediave vendase, prej 15 vitesh ai jetonte në këtë qytet.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë njoftuar ambulancën pasi e kanë parë burrin në gjendje të rëndë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar.

Për fat të keq, një ditë pasi është dërguar në spital, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së mistershme të 44-vjeçarit shqiptar.

Foto ilustruese