JOQ Albania
Home

Aksidenti i frikshëm ku humbi jetën vëllai i deputetes së PS-së/ Detaje të reja, 37-vjeçari humbi kontrollin e mjetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/10/2019 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Seat’ dhe një kamion. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Seat-it’. Mëngjesin e së dielës është bërë e ditur se personi që ka humbur jetën është 37-vjeçari Elton Maçolli.

Maçolli ka qenë pilot helikopteri në Regjimentin e Farkës. Veç kësaj, bëhet e ditur se i ndjeri është gjithashtu edhe vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.

Ndërkohë, policia ka dhënë detaje sa i përket këtij aksidenti të rëndë.

Sipas policisë, 37-vjeçari Maçolli ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur dhe me kamionin.

Drejtuesi i kamionit është D.SH. 33-vjeçar dhe banues në Elbasan. Elton Maçolli, i cili banonte në Tiranë, është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij tip ‘Seat’.

Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.