JOQ Albania
Home

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan/ 42-vjeçari që humbi jetën, vëllai i deputetes socialiste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/10/2019 7:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Seat’ dhe një maune. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar ndërsa si pasojë ka humbur jetën shoferi që drejtonte Seat-in.

Ndërkohë, mëngjesin e së dielës bëhet e ditur se personi që ka humbur jetën është 42-vjeçari Elton Maçolli.

Maçolli ka qenë pilot helikopteri në Regjimentin e Farkës.

Veç kësaj, bëhet e ditur se i ndjeri është gjithashtu edhe vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.