JOQ Albania
Home

S’përmbahet grimieri shqiptar, e thotë “troç” në emision: Po jam gay! Do bëhem me fëmijë dhe pikë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/10/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e publikuar në YouTube ku grimieri dhe modeli shqiptar, Dario Doka shfaqte haptazi orientimin e tij seksual, bëri mjaft bujë në mediat rozë.

"Jam gay", shprehej i riu në videon e publikuar në kanalin e tij në YouTube.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin "Pop Culture" në Top Channel", ku foli për karrierën e tij si grimier dhe për homoseksualitetin e tij.

Ai tregoi se i pëlqejnë meshkujt dhe u shpreh i vendosur se do të bëhet me fëmijë.

Dario u shpreh: 

Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem a jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë!”

Veç kësaj, grimieri tregoi në emision se është mbështetur nga nëna e tij, e cila i ka qëndruar mjaft pranë.

Megjithatë, ai tregoi se nuk ka asnjë kontakt me babain e tij prej vitesh për këtë arsye.