JOQ Albania
Home

“51 vogëlushë shqiptarë në Siri janë në duart e pedofilëve”, gazetari jep alarmin: Alvini nuk është i vetmi atje!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historia e trishtë e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili po mbahet i izoluar në një kamp në Siri, ka prekur zemrat e mbarë opinionin publik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

Mirëpo sipas gazetarit Flamur Vezaj, Alvini nuk është i vetmi fëmijë shqiptar që ndodhet në kampet e të burgosurve në Siri.

Përmes një statusi në "Facebook", Vezaj i bën thirrje qeverisë shqiptare që të bëjë diçka për kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Siri.

Ai shkruan më tej se sipas statistikave, vetëm gjatë periudhës 2012-2014, prindërit shqiptarë që kanë shkuar në Siri kanë marrë me vete 31 fëmijë, ndërsa tani numri i të miturve që ndodhen në këtë shtet mendohet të jetë rreth 51.

Sipas gazetarit, qeveria shqiptare, e cila ka strehuar mbi 3000 muxhahedinë iranianë dhe është e gatshme të marrë refugjatë afrikan e sirian, po i lë fëmijët shqiptarë të vuajnë nëpër kampe, në duar të pedofilëve.

Vezaj tregon rastin e Kosovës, e cila në bashkëpunim me amerikanët, kurdët dhe Turqinë, arriti t’i marrë 130 shtetasit e saj në Siri, të cilët u riatdhesuan.

Reagimi i plotë:

"Alvinet” shqiptare qe kane mbetur ne Siri! Femijet Eva dhe Endri Dumani, Fatime e Esma Hasanaj, Enes Kaca, Dojna e Amar Rasha, Belkize e Suejd Basha, Usejd e Hilma Stafasani, Hendri Musliaj me vellan dhe motren e tij! Tre femijet e te vrarit Hasan Korvafaj, tre femijet e te vrarit Bledar Taushani, vajza e te vrarit Bledar Hamza e shume femije te tjere qe per shkak te papergjegjshmerise se prinderve kane mbetur tashme ne meshire te fatit ne kampet dhe rruget e Sirise! Vetem gjate vitit 2012-2014 statistikat thone se prinder shqiptare qe kane shkuar ne Siri kane marr me vete 31 femije ne moshe te mitur! Kesaj shifre i jane shtuar edhe mbi 20 femije te tjere qe kane lindur brenda territorit Sirian te pakten nga njeri prind shqiptare! Por per te gjithe keta femije, ku shume prej ketyre tashme jane jetim pa njerin prind (ka edhe pa te dy prinderit) nuk kujtohet askush! Edhe ne kohen kur SHBA-ja beri thirrje qe secili shtet te marr shtetasit e tij nga kampet e kurdeve, qeveria shqiptare nuk pranoje ti pajise me dokumente dhe ti kthej ne Shqiperi sic beri Kosova! Ishte vullnet i qeverise se Kosoves qe ne kordinim me amerikanet-kurdet dhe autoritetet turke i mori ne dorezim ne kufirin Turko-Sirian te 130 shtetasit e vet, i pajisi me dokumente dhe i solli ne Kosove! Ndersa Shqiperia asnje veprim ne kete rruge!!! Asnje! Edhe ne rastet kur familjaret kerkonin ndihme per kthimin e tyre, asnje ndihme vetem justifikime! Qeveria shqiptare vazhdon sic tha edhe KM me planifikime, kordinime, plane veprime e justifikime sidomos tani qe kampet po shkaterrohen! Qeveria shqiptare ka strehuar mbi 3000 muxhahedin iranian, eshte ne gjendje te marr refugjate afrikan e sirian e femijet shqiptare (te pafajshem) i le te vuajne ne kampet e ne meshire te lloj-lloj pedofileve! Keshtu qe si rasti i Alvinit ka shume ne ato kampe qe tashme jane drejt shkaterrimit dhe nuk dihet fati i ketyre femijeve jetim! #Taulant Kopliku_flm_qe_ia_kujtove_qeverise# #Qeveria_vazhdon_planifikimin_per_PPP#"