JOQ Albania
Home

Bashkia ka 300 punëtorë mirëmbajtës/ Erjon Veliaj sajon tender 300 milionë lekë, për riparimin e gërmimeve në rrugica
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2019 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të surprizojë me lëvizjet e tij të rradhës.

Pasi la Tiranën pa ujë për gati tre muaj dhe nuk la sipërfaqe të gjelbërt pa betonizuar, Veliaj ka futur plotësisht nën kontrollin e tij edhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë, pavarësisht se ligjërisht ka status si "Shoqëri Aksionare".

Kryebashkiaku i Tiranës, jo vetëm i emëron drejtorin, shefat e sektorëve dhe i dikton çmimet, por komandon edhe projektet e tenderat, duke urdhëruar të bëjë procedura fiktive me miliona lekë.

Kështu po ndodh edhe me tenderin e sajuar nga kryebashkiaku Veliaj; me fond 300 milionë lekë me TVSH, shpallur nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, për riparimin e pjesëve të rrugëve e mjediseve, ku kryehen punime rutinë, raporton "Pamfleti".

Sipas ligjit urbanistik, për rikthimin e mjediseve në gjendjen e mëparshme fizike-teknike; këtë shërbim e ka detyrim ta kryejë vetë bashkia që ka në vartësi ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime; duke riparuar dëmet me fondet dhe punonjësit e bashkisë.

Në rastin konkret, kryebashkiaku Veliaj; ka urdhëruar drejtorin e UKT, që punimet të bëhen me tender, për t’ia dhënë 300 milionë lekët, ndonjë firme klienteliste; ndërkohë që bashkia ka 300 punonjës mirëmbajtës, mbasi në rastin konktret, nuk bëhet fjalë për ndërtim, por për riparim rrugicash e ndonjë mjedisi rrotull kolektorëve, të dëmtuara nga ndërhyrjet.